Sot bëhen katër vite që kur u nda nga jeta Mona Ismaili, nëna e këngëtareve të njohura Adelina dhe Zanfina Ismaili.
Adelina emocionoi të gjithë me postimin e saj prekës në InstaStory teksa publikoi një imazh të disa trëndafilave bardhë e zi, duke e shoqëruar fotografinë me disa rreshta prekës, dedikuar nënës së saj, shkruan portali arbresh.info

“Kurrë s’kam fol për dhimbjen që e kam për ty, se jam frikësu që kam me i dridh shtatë qiej e tokën nëse e lëshoj dhimbjen me dal. Ata qiej ku m’ke mësu me fluturu, e këtë tokë që m’k mësu me iu kthy. E këta njerëz që m’ke mësu me i dasht. E këtë jetë që po e mësoj pa ty. Qysh me spjegu diçka që num mbaron kurr? Sa shpirtin të du, e nuk ka çast që nuk të kërkoj. Krejt cka ke dasht e kom ndalu me bo, se nuk janë sytë e tu me pa. Ma pak kishte me dhimt me m’pas lanë kujtime pa krenari. Ti ma ke lanë rrugën e shtruar me dashuri e mburrje edhe për shumë jetë. E dy engjujt që veq të mirën e njohin. Përjetësisht puth edhe tokën kah ke ec mami”, ka shkruar Adelina.
Mona punonte si menaxhere e vajzave të saj, të cilat kanë lënë gjurmë ndër vite në diskografinë shqiptare me këngët e tyre të shumta.
Ajo ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes së kancerit, e cila i kushtoi me jetë për një kohë shumë të shkurtër. /arbresh.info/
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...