Në një mbrëmje plot emocione dhe shkëlqim, “Miss Shqiptarja në Botë 2024” kurorëzoi fituesen, duke e shpallur Adea Luta si femrën më të bukur shqiptare në botë.
Spektakli, i organizuar nga agjencioni lider i modës, Gecjan Fashion Group nën drejtimin e producentit Ilir Geci, u mbajt në Prishtinë në prezencen e mbi 1000 shikuesve të pranishem në Klan Arena dhe mblodhi vajza shqiptare nga e shumë vende të botës.

Fituesja, e cila përfaqësoi qytetin e Pejes, mahniti jurinë dhe publikun me bukurinë, elegancën dhe prezantimin e saj të shkëlqyer.
Ajo u vlersua si Ikona e bukuris ne Boten Shqiptare, nga jurija profesionale e përbër nga:
Ilir Geci, organizatore i spektaklit dhe producent i Gecjan Fashion Group, Arian Idrizaj pronare i Kolegjit dhe Spitaleve Rezonanca, Naime Jakupi nga Studio Naimja, Damian Maciusezek producent i Angel Of the World nga Polonija, Melika Dora modele dhe bashkpuntore e GfG models ne Turqi dhe Rikard Memaj partner dhe bashkpuntore i GfG Models ne Zvicerr.
Përveç kurorës prestigjioze, me Shqiponjen dy krenare te flakruar ne Flori dhe të stolisur me gure Diamind, ajo u shpërblye me bursen e dyte të studimit qe në total arrinë vleren prej 5000€ dhe Kontratë bashkpunimi 3 vjeqare me Gecjan fashion Group, duke hapur dyer për karrierën e saj të ardhshme.

Shoqerueset e Miss Shqiptarja ne Bote 2024 u zgjodhen:
Shoqeruesja e katert: Marigona Sallahaj
Shoqeruesja e trete: Luiza Zeqiri
Shoqeruesja e dyte: Llaura Marovic
Shoqeruesja e pare: Kristina Kotorri
Te gjitha shoqerueset u shperblyen me fustane ne vlere prej 2000€ ne total nga Kreatorja Kaltrina Ramadani

Një nga çmimet kryesore të spektaklit ishte dhe Miss Diamond 2024, çmim të cilin e fitoi bukuroshja Kristina Kotorrri nga Elbasani, e cila mori si shpërblim një gjerdan floriri të stolisur me Diamante me vlerë mbi 3000 euro, i cili u dhurua në skenë nga producenti i spektaklin, zoti Ilir Geci.
Çmime të tjera që u ndanë në këte spektakël ishin dhe:
Miss Sharmi 2024 – Luiza Zeqiri,
Mis Elegance 2024 – Llaura Maroviç,
Miss Fotografia 2024 – Marigona Sallahaj,
Miss Inteligjenca 2024 – Kanita Ballovci,
Miss Smile 2024 – Aurela Krasniqi
Miss Press 2024 – Erilda Brati,
Miss rrjetet sociale – Suela Imeri,
Best Style 2024 – Lejmonda Bajoku
Best Body 2024 – Leandra Latifi
Best Face 2024 – Marigona Sallahaj
Qmimet si Misset e qyteteve të Kosovës dhe disa shteteve ku jetojn Shqiptarë u fituan nga:
Samira Sylejmani – Miss Gjilani
Adea Lutaj – Miss Peja,
Kanina Mullahasani – Miss Gjakova,
Lejmonda Bajoku – Mis Prishtina,
Suela Ajeti – Mis Lipjani,
Vlerë Gashi – Miss Fush Kosova,
Suela Imeri – Miss Mitrovica
Leandra Latifi – Miss Prizreni
Mihrija Bekolli – Miss Malisheva
Medina Sadikaj – zonjusha Deqani, Anisa Gashi – Mis Drenas,
Marigona Sallahaj – Miss Gjakova
Llaura Maroviq – Miss shqiptarja në Mal të Zi,
Lorita Hasanaj – Miss Shqiptare Suedia,
Elona Hajrizaj – Miss Shqiptarja në Austri.
Miss shqiptarja në diasporë u fituau nga Elona Hajrizaj.
Çmimin për “Modelja më e mirë shqiptare 2024” e mori bukuroshja gjakovare, Kanina Mullahasani.
Në këtë spektakel madheshtor u shpërblyen edhe imazhet e kompanive partnere në spektakël,
Si imazh i Rezonancës, çmimi i takoi Bukuroshes nga Peja Adea Luta, e cila fitoi një bursë prej 2000 eurosh në kolegjet më moderne në Kosovë Rezonanca.
Ndërsa si imazhet e Elgon Kosovës u zgjodhën Kanina Mullahasani dhe Samira Sylejmani.
Një tjetër çmim shumë i rëndësishëm në këtë eveniment u nda edhe nga publiku i shumtë i pranishëm në Klan Arenë, i cili përmes duartrokitjeve zgjodhi bukuroshen nga Prishtina Luiza Zeqiri për çmimin Miss Publiku.
Miss Miqesia në Miss Shqiptarja ne Bote u zgjodh nga Kanita Ballovci.
Ne funde te ketij spektakli producenti Ilir Geci dhe prezantuesja e cila shkelqej pergjate gjithe mbremjes, Lorina Dula, falenderuan te gjithe te pranishmit duke e permbyllur keshtu kete mbremje madheshtore
Ky spektakël unik vazhdon të promovojë bukurinë shqiptare duke u deshmuar si eventi me madheshtore i bukuris ne rajon.
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...
Bislimi publikon letrën nga BE: Komisioni ka vendosur për he...