“A pajtohem”, thotë Xeni në këngën e re

15:01 | 25 Korrik 2020
A Z

Edhe Xeni i është bashkuar artistëve që sollën këngë të reja gjatë kësaj periudhe.

Shkëlzen Jetishi-Xeni ka publikuar këngën e re me titull “A pajtohem”, të vizualizuar edhe me klip.

Kënga është me tekst të Ghulos, me muzikë të Demir Bashës dhe Granit Gashit, ndërsa orkestrim të Granit Gashit.

“A pajtohem” u punua në studion “Massive Production”, ndërsa e përcolli me saksofon Vis Shkodrani.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri nga Xeni me titull “A pajtohem”.

Shpërndaje në rrjete sociale