A është familja e Adrian Gaxhës më e pasura në Maqedoni ?!

23:35 | 27 Mars 2016
Arbresh.info

Këngëtari Adrian Gaxha ka qenë i ftuari i radhës në emisionin Expres Rozë ku ka folur për familjen, dhe ka treguar nëse është apo jo familja e tij ndër më të pasurat në vendin ku jetojnë.
Është folë e përfol që familja e këngëtarit është njëra nga familjet më të Maqedoni, ndërsa Gaxha në intervistën në fjalë i ka ‘hequr’ këto dyshime, transmeton lajmi.net

“Familja jem e pasur, në dashni po. Sidomos mami jem është njeriu më i pasur sa i përket dashnis a sa i përket anës financiare jo ajo është komplet e kundërt. Kisha dal të jetë”, ka thënë Gaxha.

Ai ka treguar gjithashtu se sa shumë është i lidhur me familjen dhe sa shumë i kanë qëndruar pranë.

“Kam pas shumë përkrahje familjare. Babi jem u kon menaxheri jem. Aj më ka drejtu që në fillim. Vetëm une e di sa, na vetë në përgjithsi familja e dim se sa kena sakrifiku për njoni tjetrin me na i mundësu gjith ato shkolla”, tregon Adriani duke shtuar:

“Unë jom kon violinist, kam marrë pjesë në shumë gara. Shumë suksese i kam kalu në botën e muzikës klasike dhe vetëm une e di babi jem edhe mami sa kan sakrifiku me mi mundësu krejt ato rrugë e instrumente”.

Shpërndaje në rrjete sociale