Tetë muaj terror, që nuk i kishte marrë kurrë seriozisht deri mbrëmjen e të mërkurës, kur Besmir Lila iu afrua në xhamin e makinës. Moderatorja Luana Vjollca duhet thënë se është një nga vajzat më joshëse të “showbiz”-it, ndërsa numëron qindra mijëra fansa, por një prej tyre duket se ishte marrëzisht i dashuruar me të.
Adhuruesi i prezantueses i kishte përkushtuar vitin e fundit “marrëdhënies” që ai mendonte se kishte me Luanën.
Në dëshminë e tij në polici, Besmir Lila pretendonte se edhe Luana ia shkëmbente në një farë mënyre dashurinë, madje edhe i kishte premtuar se do të martoheshin bashkë. Por, ndërsa Luana nuk dinte asgjë për këtë “lidhje” të supozuar, përndjekësi i saj e kishte marrë aq seriozisht, saqë më në fund vendosi të përballej me të. Por, pse ishte bindur 32-vjeçari nga Lundra që do të martohej me Luanën? Në fakt, burime të “Bluetooth” tregojnë se djaloshi është një fansat që mbushnin me dhurata luksoze e buqeta me lule moderatoren e “Pa Limit”.
Persona të afërt të Luanës tregojnë se djaloshi i kishte dërguar disa herë lule, bizhuteri, madje edhe një celular në “Top Channel”, vend ku nuk ishte tërësisht i panjohur. Besmir Lila shkonte shpesh pranë televizionit ku punon Luana, madje në disa raste kishte kërkuar edhe takim me të. Por, pavarësisht refuzimit të moderatores, Lila vazhdonte të këmbëngulte dhe e priste derisa ajo largohej për në shtëpi. Të njëjtat burime tregojnë se djaloshi nga Tirana i ka shkuar Luanës edhe në restorantet ku ajo drekonte, apo darkonte, por që asokohe ka mbajtur distancë. Megjithatë, pavarësisht të gjitha këtyre, motra më e vogël Vjollca ka thënë se nuk e kishte konsideruar asnjëherë si kërcënim “dashurinë” e 32-vjeçarit, derisa ai u përlesh me partnerin e saj, Krenar Çoçaj. Besmir Lila është arrestuar mbrëmjen e 12 prillit pas një sulmit fizik me të dashurin e Luana Vjollcës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të ditës së mërkurë, ndërsa Luana Vjollca gjatë deklarimeve që ka dhënë në komisariatin nr.6, ka shpjeguar se Krenar Çoçaj ishte i dashuri i saj, ndërsa Besmir Lila është personi që e përndjek prej rreth 8 muajsh.

Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...