Ndonëse kanë kaluar 7 vite, që kur Amy Winehouse u nda nga jeta, disa foto të reja të publikuara në internet tregojnë se, Amy kishte varësi nga droga dhe alkooli vetëm dy vitet e fundit, ndaj dhe kishte luhatje të mëdha humori, që e çuan në degradim mendor.
Në fotot e papublikuara më parë, Amy shfaqet krejt e relaksuar në plazhin Santa Lucia në Karaibe. Fotot janë realizuar në vitin 2009 dhe në to, diva e muzikës “soul” shfaqet e relaksuar mes pemëve apo në plazh, duke shëtitur mbi kalë apo e mbuluar me rërë.
Seti përmban 85 foto me ngjyra dhe bardhezi, ndonëse shumë pak prej tyre janë publikuar nga miku i saj më i ngushtë, Blake Wood.
Në shumë pak vite, Amy Winehouse arriti të ketë një karrierë të jashtëzakonshme muzikore, me stilin e saj krejt të veçantë. Suksesi i parë ishte publikimi i albumit të parë “Frank” në vitin 2003 dhe theu rekord shitjesh me albumin “Black to Black” në vitin 2006.
Gjatë karrierës së saj, Amy fitoi çmime të rëndësishme, përfshirë 5 çmime “Grammy Awards”, çmimin për albumin më të suksesshëm dhe në vitin 2008 çmimin e
“Music Award” si këngëtarja më e mirë femër “Pop & Rock”.
Më 23 korrik të vitit 2011, këngëtarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër, vetëm 5 vite pasi arriti majat e klasifikimeve botërore dhe fitime marramendëse.




Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...
Maqedonci: Mundësitë për antarësimin e Kosovës në NATO, shum...
Ku do t’i shpenzojë Kosova 4 miliardë euro?
Aksident në Lezhë, makina përplaset me motorin, një person i...
Shtatë turistë humbin jetën në Rusi, u mbytën pasi po lëvizn...
Elvis Rexhbeçaj i jashtëzakonshëm, shënon gol në fund për t’...