Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është dhunuar nga disa persona, gjatë një dasme mbrëmjen e 8 gushtit në Prishtinë.
Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, Shpat Kasapi ishte ftuar të këndonte në një dasmë, por vonesa e tij u bë shkak që ahengu të kthehej në një skenë dhune.
Së fundmi këngëtari ka reaguar në rrjetet sociale pas shqetësimit të fansave të tij, ku shprehet se është mirë me shendët dhe se gjithçka ishte një keqkuptim me dasmorët, pa treguar më shumë detaje.
“Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë zotit ju lutem mos e ekzagjeroni lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar”.
Lidhur me ngjarjen reagoi edhe policia, e cila tha se të lënduar nga ky incident mbetën Shpat Kasapi, rreth 40 vjeç, dhe Albin Kasapi, rreth 47 vjeç. Të dy kanë deklaruar se janë sulmuar nga tre persona: Feim Kicaj 62 vjeç, Bledar Kicaj 36 vjeç dhe Blerim Kicaj 29 vjeç.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në paraburgim ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, sipas policisë.

Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur