Shumicën e këngëtarëve të estradës kosovare i ka tërhequr Zvicra për netët festive të Vitit të Ri.
Ata tashmë kanë rezervuar disa nga diskotekat nëpër Zvicër për të performuar për netët festive.
Bazuar në shpalljet e bëra nëpër media, këtë vit diskoteka “Rinora 4” në Rümlang të Zvicrës ka mbledhur shumë këngëtarë e këngëtare, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova.
Në „Rinora 4“ festimet do të nisin më 24 dhjetor. Për festën e Krishtilindjes, në “Rinora 4”, sonte, të hënën, do të performojë rep këngëtari i famshëm shqiptar me famë ndërkombëtare, Azet.
Ndërsa Mc Kresha, Lorical Son dhe këngëtarja Melinda do të argëtojnë të pranishmit më 25 dhjetor.
Por netët festive nuk do të ndalen me kaq. Ato do të vazhdojnë me 31 dhjetor, ku për të kaluar natën më të gjatë të vitit dhe ndërrimin e motmoteve, do t’ju argëtojnë: Ermal Fejzullahu, Dhurata Dora dhe Butrint Imeri, ndërsa në natën e parë të Vitit të Ri, më 01.01.2019, janë rezervuar dy këngëtarët më të suksesshëm të vitit në estradën shqiptare: reperja Tayna dhe Ledri.
Tradita vazhdon aty ku gjithmonë është vatra e muzikës shqipe në Zvicër!
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...