Flori Mumajesi ka qenë shumë i komentuar së fundmi me fitoren në “Kënga Magjike”, por edhe për jetën private pasi po përflitet se kantautori është në një lidhje me Kejsi Tolën.
Shkak u bënë veprimet e fundit mes tyre dhe dedikimet në rrjete sociale. Flori pak ditë më parë në një postim kishte shkëputur një pjesë nga teksti i këngës së Kejsit dhe kishte postuar pikërisht momentin kur ata shfaqeshin me duart e bashkuara. Edhe afrimiteti i dyshes në “Post Kënga Magjike” u komentua shumë pasi Flori dhe Kejsi shfaqeshin duke u përqafuar teksa kantautori bënte edhe gjeste romantike.

Dyshimet për një lidhje të mundshme i ka shtuar sot edhe më shumë Flori me veprimin e tij të fundit. Kantautori ka postuar një foto të Kejsit dhe e ka shoqëruar me një zemër. Megjithatë ku ka zë, s’është pa gjë!
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...