Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, kohëve të fundit ka qenë një emër shumë i lakuar në faqet rozë.
Kjo për shkak të veprimeve e postimeve të njëpasnjëshme që ka ndarë në rrjete sociale, siç është rasti edhe me këtë të fundit.
Artistja ditën e djeshme bëri një tjetër shkrim në rrjete sociale duke thënë se ‘Komshinjtë e kujt do të çmenden këtë javë’.

Ajo ka ironizuar me një fjali të cilën e kishte bërë koment në Instagramin e Borës, në ditën e takimit të moderatores me Donaldin, në Big Brother VIP.
Pas kësaj, një ndjekëse në Twitter krahas postimit të artistes tha që “Ndjej sikur nuk e bullizuam këtë vajzë mjaftueshëm”

“Vazhdo, më bullizo. Jam më e fortë se sa mendon. Shpresoj që një ditë fëmijët e tua të mos e shohin këtë që ke shkruar. Ndaloni bullizmin”, u përgjigj Trixa.
Beatrix prej muajsh është komentuar në masë të madhe për lidhjen me aktorin Donald Veshaj, me të cilin u nda menjëherë pas përfundimit të spektaklit. /Telegrafi/
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...