Reperi i njohur shqiptar, Mozzik është një prej emrave më të suksesshëm dhe më të komentuar në estradën shqiptare.
Ndërsa krahas angazhimeve të tij me në muzikë, reperi nga Ferizaj njihet edhe për reagimet që bën me çështje të ndryshme sociale.
Kështu ka vepruar edhe së fundmi krijuesi i hitit “Bespreme”, i cili në një postim në Facebook ka bërë thirrje që të bëhet një kujdes më i madh për kafshët.
27-vjeçari tha se kafshët janë pjesë e natyrës dhe si të tilla duhet të ruhen e të mos vriten.
“Kurdo që ndonjë kafshë t’i bie rruga do ketë ushqim. Ata që duan natyrën nuk mund ta vrasin atë, por sa të kanë mundësi të ushqejnë kafshët e sidomos tani afër që është dimri. Kafshët e egra janë pjesë e natyrës ruani e mos i vritni. Respekt!”, ka shkruar Mozzik në postimin e tij.
Ndryshe, Mozzik i cili është baba beqar i një vajze nga lidhje e mëparshme me reperen Loredana, aktualisht mbete i angazhuar me koncerte teksa edhe po shijon suksesin e projektit të fundit “Marilyn Monroe”./arbresh.info/
Reagon ASHAK: Prokuroria Speciale rrezikon paanshmërinë e dr...
Latifi i uron mirëseardhje Fazliut: Paç këmbën e mbarë e fat...
Komuna e Vitisë, OVL-UÇK dhe “KF Vllaznia” mbështesin Marshi...
Për lirimin me kusht, Smakaj ofroi 50 mijë euro dorëzani e F...
Neymar zbulon prapaskenat e MSN te Barcelona
3 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarit për pë...