Ashtu si çdo vit, prestigjiozja ‘Forbes’ ka listuar muzikantët më të paguar për 2018-n.
Pavarësisht se nuk pritej, në vend të parë është renditur grupi i njohur irlandez ‘U2’ me 118 milionë dollarë fitime.
Ky grup muzikor arriti të thyente edhe ‘Coldplay’, që listohet në vendin e dytë me një fitim prej 115.5 milionë dollarë për këtë vit. Nëse ‘U2’ dhe ‘Coldplay’ duhet ta ndajnë fitim në disa pjesë, Ed Sheeran ka përfituar 110 milionë i vetëm dhe renditet në vendin e tretë.
Këngët e tij që janë shndërruara në hit, e bën 27-vjeçarin këngëtarin solo më të paguar. Ndërsa në vendin e katërt është Bruno Mars me 100 milionë dollarë, ndërsa në të pestin Katy Perry me 83 milionë dollarë.
“Një këngë me një mesazh”, BBC vlerëson performancën e Alis:...
A duhet partitë ta paraqesin nga një emër për president para...
Rama vizitë zyrtare në Estoni, merr pjesë në Konferencën Len...
Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat ...
Trump paralajmëron Iranin: Durimi im po mbaron, duhet të bëj...
Pacolli: Politika në Kosovë po dominohet nga interesa person...