Një këngë nga dyshja hip-hop izraelite, Ness Ve Still, e publikuar pas shpërthimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, është bërë himni jozyrtar i luftës së Izraelit.
Përveç thirrjes për shfarosjen e armikut, Nesia Levy dhe Dor Soroker, mbrojnë gjithashtu vrasjen e modeles amerikano-palestineze Bella Hadid, këngëtares britaniko-shqiptare, Dua Lipa dhe yllit Mia Khalifa.
Titulli i këngës “Harbu Darbu” fjalë për fjalë do të thotë “shpata dhe sulme”. Në zhargonin hebraik, fraza do të thotë të shkatërrosh kundërshtarin. Kjo është pikërisht ajo që reperët premtojnë se ushtria izraelite do të bëjë.
Kënga ka marrë deri tani mbi 18 milionë shikime. Kënga dhe videoklipi janë tipike për hip-hop-in izraelit, por teksti i këngës, sipas mediave izraelite, përmbledh ndjenjën e zemërimit që ka mbizotëruar në Izrael që nga 7 tetori.
Në këtë pjesë përmenden edhe Bella Hadid, Dua Lipa dhe Mia Khalifa, të cilat kanë avokuar për t’i dhënë fund sulmeve në Gaza që nga fillimi i luftës.
Kënga kryesoi listat në Izrael për javë të tëra dhe aktualisht është në vendin e pestë./iconstyle.al
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri