Djali i saj ka ndjekur një tjetër rrugë. David, 11-vjeç është duke testuar veten në futboll dhe për këtë ka mbështetjen e vazhdueshme të së ëmës.
Madonna është duke bërë gjithçka për të realizuar ëndrrën e djalit të saj. Së fundmi, këngëtarja është zhvendosur në Portugali, ku duket se do të qëndrojë gjatë. Pasi ka përfunduar gjithë procedurat për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm të qëndrimit, mbretëresha e pop-it ka blerë një vilë në qytetin Sintra.
Siç raportojnë mediat portugeze, ajo është duke qëndruar në një hotel deri në përfundim të punimeve të vilës së blerë, ndërkohë që djali i saj vazhdon aventurën me të skuadrën e moshave të Benfikës.
Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Ua...
Rubio siguron Zelenskyn për angazhimin e SHBA-së, por parala...
Artani rrëfen linjën prekëse të jetës: Takova vëllanë pas 23...
Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...
Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3
Kaluan ilegalisht kufirin në Gjilan, arrestohen katër shteta...