Me të vërtetë binte shi në kohën kur mbërriti në Venecia, por kjo nuk e pengoi George Clooneyn të shpaloste sharmin e tij hollivudian ndërsa zbriste nga barka e tij.
I përhershëm në Festivalin e Filmit në Venecia, filmi më i ri i Clooneyt, “Suburbicon” po konkurron në seksionin kryesor të festivalit këtë vit dhe do të ketë premierën e tij botërore të shtunën. Clooney është producent i dramës familjare, në të cilën bashkohen yje si Julianne Moore dhe Matt Damon. Festivali i Filmit në Venecia zgjat deri më 9 shtator, kur edhe do të ndahet çmimi “Luani i Artë”.
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...