Zbulo arsyet që s’i ke menduar kurrë dhe zgjidhjet!
Zgjimi me sy të fryrë është një problem i zakonshëm që mund të ketë disa shkaqe — nga ata të thjeshtë e kalimtarë, deri te probleme shëndetësore më serioze.
Disa nga faktorët janë të kontrollueshëm, disa jo.
Këto janë shkaqet më të zakonshme dhe mënyrat për ta trajtuar këtë gjendje:
Mungesa e gjumit
Gjumi i pamjaftueshëm çon në rritje të hormoneve që nxisin mbajtjen e lëngjeve dhe ulje të pastrimit limfatik – duke sjellë fryrje.
Pozicioni i gjumit
Fjetja me fytyrën poshtë ndihmon grumbullimin e lëngjeve rreth syve. Rekomandohet përdorimi i jastëkëve shtesë për të ngritur kokën.
Ndryshimet hormonale
Gjatë fazës paramenstruale, nivelet e larta të progesteronit shkaktojnë mbajtje lëngjesh dhe ënjtje, sidomos në fytyrë dhe sy.
Alergjitë
Alergjitë sezonale shkaktojnë lirimin e histaminës, që nxit inflamacion dhe enjtje. Fërkimi i syve e përkeqëson gjendjen, shkruan MindBodyGreen.
Dehidratimi
Kur trupi nuk ka mjaftueshëm ujë, tenton ta mbajë ujin që ka – kjo çon në mbajtje të lëngjeve dhe fryrje.
Të qarët
Lotët që nuk rrjedhin jashtë thithen nga indet rreth syve, duke sjellë ënjtje. Fshirja e tepërt përkeqëson inflamacionin.
Alkooli
Alkooli nxit mbajtje uji, përkeqëson cilësinë e gjumit dhe shkakton inflamacion – të gjitha kontribuojnë në fryrjen e syve.
Sasia e lartë e kripës
Konsumi i kripës dehidraton trupin dhe e shtyn të mbajë ujë, veçanërisht rreth syve.
Plakja
Me kalimin e moshës, humbja e kolagjenit dhe elastinës bën që jastëkët dhjamorë rreth syve të bien dhe të duken më të fryrë.
Probleme me tiroiden
Fryrja e vazhdueshme dhe e rëndë mund të tregojë probleme më serioze shëndetësore si sëmundjet e tiroides.
Gjenetika
Disa njerëz kanë predispozitë gjenetike për “qese” nën sy – ndonëse nuk hiqen lehtë, mund të merren masa për të parandaluar përkeqësimin.
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...