Është krijuar një ilaç vrasës i kancerit nga sistemet imune të njerëzve, të cilët duket të jenë në gjendje ta luftojnë këtë sëmundje. “The Independent” shkruan se së fundmi po testohet teoria e forcës së tumoreve, që mesa duket lidhet me sistemet imune të disa njerëzve, të cilat janë posaçërisht të mira që t’i frenojnë ato.
Tani shkencëtarët në SHBA e kanë zbuluar një kundërtrup që ata besojnë është përgjegjës, të cilin e kanë shndërruar në një ilaç, i cili sulmon dhe vret qelizat tumorale. Profesori Edward Patz, i cili e ka udhëhequr studimin, tha: “Ky është kundërtrupi i parë komplet i dalë nga njeriu, i cili është zhvilluar si një terapi kundër tumorit.”
Hulumtuesit pastaj kanë kërkuar prova se këto sisteme imune të njerëzve ishin disi të ndryshme. Pasi që kanë zbuluar një kundërtrup si kandidat të mundshëm, hulumtuesit kanë testuar ilaçin në qelizat njerëzore në laborator dhe në minj. Në të dy rastet, kundërtrupi i ka mbyt qelizat e kancerit.
Minjtë e testuar kanë vdekur nga kanceri, por sipas profesorit Patz, kjo ka mundur të ndodhë sepse minjve nuk u është dhënë dozë e mjaftueshme. Tash hulumtuesit janë të gatshëm që të provojnë t’i përdorin kundërtrupat në pacientet që vuajnë nga kanceri në teste klinike të ilaçit të ri./shekulli
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...