Gjatë ditëve të fundit është zbuluar një kurë e re për të trajtuar pacientët që janë në gjendje të rëndë me COVID-19.
Lajmi u publikua nga SIF, Instituti italian i farmaceutikës. Nga studimi rezulton se një molekulë e njohur si “Gabesato” është në gjendje të kryejë tre funksione të rëndësishme njëkohësisht për trajtimin e infeksionit dhe komplikacionet e mundshme, shpjegon Giorgio Racagni, presidenti i SIF.
Kjo molekulë ka efekte antiinfimatore, antigripale dhe antikouglante. Ky është një ilaç për infeksionin e pankreasit. Deri më sot është zbuluar se virusi COVID-19 hyn në qeliza duke shfrytëzuar një proteinw që quhet TMPRSS2, thotë mjeku Racagni e Capuano.
Kjo proteinë që lidhet me virusin mund të jetë shënjestër për ndërhyrje të mundshme mjekësore në gjendje të mposhtin virusin.
Ndërkohë disa studiues gjermanë kanë izoluar COVID-19 të marrë nga një pacient dhe kanë testuar molekulën shumë të ngjashme me ‘gabesaton’ ku dalluan se ajo arrinte të ndalonte hyrjen e virusit në mushkri. Jo vetëm kaq, por “gabesato” ka një fuqi antiinfiamtorie të lartë./javanews/
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja