Qumështi i bajameve është i pasur me vitamina, proteina dhe mikronutrientë që shpërbëhen lehtë në lëndë ushqyese.
Është burim i shkëlqyer i vitaminës E, kaliumit, zinkut, bakrit, hekurit, grupit të vitaminave B, fosforit element shumë i rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe muskujv etj. Qumështi i bajames është katër herë më i pasur në kalcium në krahasim me qumështin e lopës.
Ai është një alternativë shumë e mirë për ata që janë intolerantë ndaj laktozës dhe alergjikë ndaj sojës. Përfitimet e qumështit të bajames janë të shumta, sidomos për ata që kërkojnë të humbin peshë.
Përfitimet shëndetësore:
Ndihmon personat me diabet: Qumështi i bajameve është i mrekullueshëm për personat që kanë diabet dhe duan një aleat të mirë për të përmirësuar sasinë e sheqerit në gjak. Ky qumësht ka në përbërje sasi shumë të ulët sheqernash të thjeshta, gjë që i jep një natyrë të ulët glicemike, që do të thotë se e tret plotësisht trupi dhe e konverton në energji.
Zemër e shëndetshme: Sasia e ulët e natriumit, mungesa e kolesterolit dhe prania e kaliumit ndihmon të mbajë nivelet e gjakut në gjendje normale dhe ruan gjendjen e zemrës.
Parandalon sëmundjen e alzhajmerit: Siç e përmendëm dhe më sipër qumështi i bajameve është i mbushur me vitamina D, i cili përmirëson funksionin e qelizave dhe imunitetin. Për shkak të këtyre përbërësve është provuar se ky qumësht mund të ulë rrezikun e sëmundjes së alzhajmerit.
Rrit fuqinë muskulare: Qumështi i bajameve ndihmon në rritjen e fuqisë muskulare dhe është i përkryer për ndërtuesit e trupit. Ai ndihmon në përmirësimin e muskujve për shkak të pranisë së riboflavinës dhe hekurit. Gazeta shendeti
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK