Nëse njerëzit do të ndaheshin në dy grupe, një pjesë do të pëlqenin bananet gati të papjekura në ngjyrë jeshile, e pjesa tjetër do të pëlqentë bananet në ngjyrë të verdhë, për të mos thënë ato me pika që janë shumë të pjekura.
Cilëndo ngjyrë të preferoni e sidoqofshin bananet, ato kanë shumë për t’ju ofruar.
Më poshtë do të lexoni 10 përfitimet nga ky frut tropical, sipas ngjyrës dhe shkallës së pjekurisë së këtij të fundit.
Bananet e verdha dhe të pjekura
Bananet përmbajnë një proteinë të veçantë që ndihmon në parandalimin e krijimit të qelizave kanceroze.
Qetësojnë dhimbjet
Mungesat e mineraleve të ndryshme shkaktojnë dhimbje muskujsh e kockash. Duke konsumuar fruta të pasur në kalium dhe magnez, si bananet, ju mund të parandaloni dhimbjet e muskujve.
Parandalimi i sëmundjeve të veshkave
Ushqimet që përmbajnë kalium mjaftueshme ndihmojnë në parandalimin e gurët në veshka. Sipas një studimi, konsumi i rregullt i bananeve mund të ulë deri në 40% rrezikun ndaj sëmundjes së lartëpërmendur.
Një zemër e fortë
Mjekët rekomandojnë një dietë të pasur me kalium, për ata që vuajnë nga tensioni i lartë dhe janë të prirur ndaj sëmundje kardiovaskulare. Konsumi ditor prej 1.3 gram kaliumi ul rrezikun e sëmundjeve kardiake me 26%. Bananet përmbajnë gjithashtu phytosterols që ndihmojnë në eleminimin e kolesterolit të keq nga enët e gjakut .
Bananet rekomandohen gjithashtu për njerëzit që vuajnë nga ulcerat gastrike. Ato përmbajnë një enzimë të veçantë që rrit sekretimin e mukusit që mbron muret e barkut.
Burim i energjisë
Bollëku i vitaminave dhe mineraleve i bëjnë bananet një burim i madh energjie.
Bananet kanë aftësinë të përmirësojnë humorin falë dopamines, “hormonit të lumturisë” që ndikon pozitivisht në sistemin nervor.
Temperatura deri në 29°C, parashikimi i motit për nesër
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...