Google ADS

Vitia vizitoi institutet para-klinike në QKUK dhe morgun

14:09 | 17 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia i shoqëruar nga u.d drejtoresha e ShSKUK Narqize Arenliu-Hoxhaj, udhëheqësja e Bordit, Dr. Aida Rexhepi dhe anëtarja e Bordit, Dr. Agreta Gecaj, sot vizituan institutet para-klinike në QKUK, për të parë nga afër realizimin e projektit që kishte për qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe investimet në infrastrukturë.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për medie.

Në të thuhet se këtë projekt në vlerë të 654 mijë eurove, janë të përfshira pajisjet mjekësore dhe inventarizimi i dorëzuar në institutet para-klinike, furnizimi dhe instalimi i tyre, pajiset fikse të mobilizuara, pajisjet lëvizëse të specializuara dhe furnizimet për institutet para-klinike.

Gjatë takimi ministri Vitia u njoftua me shërbimet që ofrohen në këto klinika si dhe premtoi se do të merren për bazë kërkesat për investime të mëtutjeshme për përmirësimin e kushteve të punës me qëllim të shërbimeve sa më të mira.

“Shërbimet paraklinike janë shumë të rëndësishme. Jam shumë i interesuar për t’i dhënë një dimension tjetër këtyre shërbimeve. Ne jemi të përkushtuar që çdo nevojë për investime që vjen nga ju së pari, ne t’i përgjigjemi sa më mirë e shpjet që është e mundshme. Jemi duke bërë një plan përveç se investiv edhe në racionalzimin e resurseve njerëzore, krejt kjo për të racionalizuar kohën e cila do të mund të përdorët në të mirë të shërbimit të qytetarëve.” – tha ndër të tjera Vitia.

Në njoftim u tha se ky projekt ishte paraparë të realizohej në kuadër të bashkëpunimit me Bankën Botërore për rritjen e kapaciteteve për Covid-19, e ku një prej aktivitetet ishte edhe ndërtimi i instituteve para-klinike./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale