Me rastin e Ditës Botërore kundër Duhanit, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, organizoi një konferencë për media, ku u theksua nevoja për masa më të fuqishme kundër konsumit të duhanit, veçanërisht në mesin e të rinjve.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kjo ditë paraqet një moment kyç për të adresuar pasojat serioze që shkakton duhani në shëndetin publik, raporton Arbresh.info.
Ai vuri në dukje përpjekjet e pandërprera të industrisë së duhanit për të joshur dhe mashtruar të rinjtë, duke theksuar se kjo sjell pasoja të rënda si për shëndetin e qytetarëve, ashtu edhe për ekonominë e vendit.
Ai njoftoi se janë intensifikuar masat inspektuese, ku 30 inspektorë janë angazhuar në zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit.
“Kjo vë në pah përpjekjet e vazhdueshme të industrisë së për të mashtruar rinin. Kjo ka një çmim të lartë për qytetarët pasi që sjell edhe barrë financiare. Çdo vit 8 milion njerëz në vit humbin jetën nga duhani. Kontrolli i duhanit është sfidë komplekse gjithandej nëpër botë. Kemi fuqizuar edhe kapacitetin inspektues, kur 30 inspektor kanë inspektuar për zbatimin e ligjit. Gjithashtu janë realizuar edhe fushata vetëdijësuese në partner me organizata ndërkombëtare. Kemi parur dhe do ta kemi mbështetjen edhe nga shoqëria civile”, tha ai.
Ndërkaq, zëdhënësi i IKShPK-së, Faik Hoti, theksoi se duhani mbetet një problem serioz shëndetësor dhe social.
Ai tha se IKShPK ka kryer hulumtime të ndryshme për të matur shkallën e duhanpirjes.
“Duhani është një problem madhor, është një çështje komplekse. Në këtë frymë IKSHPK ka bërë hulumtime të ndryshme ku kanë ofruar të dhëna për ta matur shkallën e duhanpirjes në Kosovë. Në luftën kundër duhanit kërkohet të bëhet progres edhe më tutje. IKSHPK gjatë këtij viti do të filloj me hulumtimin e radhës… ne duhet të ndalojmë me reklamimin e industrisë së duhanit, të cilat esencë kanë karakter mashtrues. Duhani si faktor ka ndikuar edhe në rritjen e sëmundjeve kardiovaskulare por edhe në sëmundjen e kancerit. Të punojmë për një Kosovë pa duhan”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Izraeli u kërkon banorëve në Teheran të largohen menjëherë: ...
Zëvendësministri i MPJD-së priti në një ceremoni zyrtare Gje...
Mbërrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve
Djali i Hashim Thaçit në mbështetje të Memli Krasniqit edhe ...
Diplomati rajonal thotë se Irani përjashton negociatat me SH...
Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askus...