Vitamina E është një vitaminë tejet e rëndësishme e cila luan role shumë thelbësore për shëndetin e njeriut. Ajo është para së gjithash një antioksidant i madh dhe i fuqishëm që mund të neutralizojë efektin e dëmshëm të radikaleve të lira dhe plakjen e qelizave.
Por kjo nuk është e gjitha, sepse ky ”përbërës” është jashtëzakonisht i rëndësishëm kundër sëmundjeve kardiovaskulare.
Përveç kësaj, një nga detyrat kryesore të vitaminës E është të përforcojë mbrojtjen imunitare: parandalon çrregullimet e lëkurës si puçrrat dhe ekzema; ndihmon në ndërlikimet diabetike, është efektive kundër sëmundjeve gastrointestinale dhe është një aleat i shkëlqyer kundër sindromit premenstrual.
Marrja e vitaminës E shpesh lidhet me atë të vitaminës A dhe C, dhe integratoreve të acideve yndyrore siç janë Omega-3 dhe Omega-6, që janë në gjendje të rigjenerojnë vitaminën E, në veçanti tocopherol-in, i cili pasi kryen funksionin e tij mund të oksidohet.
Kjo vitaminë gjendet tek farat, arrat, avokadot, vaji i ullirit, vaji i arrës së kokosit si dhe tek bimët me gjethe jeshile. Studimet e fundit tregojnë se nëse vitamina E është në sasi jo të mjaftueshme në trup, rreziku ndaj kancerit është më i madh, si dhe mund të formohen perdet në sy.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik