Vitamina D është e vetmja lëndë ushqyese që trupi juaj prodhon kur ekspozohet ndaj rrezeve të dielit.
Ajo është gjithashtu shumë e rëndësishme për absorbimin më të mirë të kalciumit, i cili luan një rol kryesor në forcimin e kockave të trupit të njeriut.Njerëzit përdorin pilula që përmbajnë vitaminë D, por një mënyrë tjetër e shëndetshme e marrjes së saj, është konsumi i ushqimeve që e përmbajnë vitaminën.
1.Qumështi i lopës
Qumështi i lopës, lloji më i konsumuar i qumështit, është natyrshëm një burim i mirë i shumë lëndëve ushqyese, duke përfshirë kalciumin dhe fosforin. Në disa vende, qumështi i lopës është i pasuruar me vitaminë D.
2.Qumësht soje
Për shkak se vitamina D gjendet pothuajse ekskluzivisht në produktet shtazore, vegjetarianët dhe veganët janë në një rrezik veçanërisht të lartë për të mos marrë mjaftueshëm.Për këtë arsye, në zëvendësuesit e qumështit me bazë bimore si qumështi i sojës vendosen sasi vitamine D.
3.Lëng portokalli
Rreth 75% e njerëzve në mbarë botën janë intolerantë ndaj laktozës, dhe 2-3% të tjerë kanë alergji nga qumështi.
Për këtë arsye, disa vende e pasurojnë lëngun e portokallit me vitaminë D dhe lëndë të tjera ushqyese, të tilla si kalciumi.
6.Të verdhat e vezëve
Vezët e plota janë një tjetër burim i mirë, si dhe një ushqim i mrekullueshëm ushqyes.
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...