Hani rrepën e bardhë dhe do të jeni e bukur’, kështu thotë një fjalë e vjetër, e cila tregon përse disa njerëz dikur në mëngjes kanë pirë një gotë ujë të gjelbër që vinte nga rrepa e bardhë e zier, për të pasur sy të mirë dhe ten të pastër. Pasi gjethet janë të pasura me kalcium, hekur dhe bakër, si dhe me vitamina A dhe C, prej tyre përgatitet tonik i shkëlqyeshëm për pastrimin e gjakut, i cili ndihmon në pastrimin e lëkurës.
Rrepa e bardhë përmban shumë pak karbohidrate, kështu që është e mirë për të gjithë ata që duan të humbin në peshë. Ndikon mirë edhe në sistemin urinar, ndihmon në sekretimin e urinës dhe eliminimin e substancave helmuese, e në mënyrë tradicionale përdoret kundër gurëve në veshka, gihtit, artritit, mbajtjes së lëngjeve dhe mbipeshës së tepërt. Në vende të ndryshme lëngu merret për shërimin e të thatit në lukth, e rrënjët për gjellë shkaku i dhimbjeve dhe problemeve me zorrë. Rrepa e bardhë vret bakteret, sidomos në organet e frymëmarrjes, e studimet e fundit tregojnë se e forcon sistemin imun. Edhe rrënjët edhe gjethet janë të shëndetshme kur konsumohen të papërpunuara, sepse parandalojnë zhvillimin e kancerit.
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...