Një ri-analizë e dy milionë testeve të coronavirusit të kryera në Shtetet e Bashkuara në muajt e fundit ngre pyetje të reja në lidhje me origjinën e mutacionit më ngjitës B117 “lloji nga Britania e Madhe” dhe sugjeron se mund të jetë tashmë i përhapur.
Një variant i COVID-19 që mbart disa nga të njëjtat mutacione si varianti shumë ngjitës britanik mund të ketë qenë në Shtetet e Bashkuara që nga tetori dhe është tashmë i përhapur, sugjeron ri-analiza e më shumë se dy milionë testeve në Shtetet e Bashkuara, shkruan theguardian.
Sekuencimi i gjenomit të virusit është bërë për disa kohë nga shkencëtarët nga kompania e testimit të ADN-së në Kaliforni, “Helik” për të konfirmuar nëse mutacioni i vëzhguar tek amerikanët është i njëjtë me të ashtuquajturin variant B117 që aktualisht po qarkullon në Britaninë e Madhe.

Helik aktualisht po bashkëpunon me Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) pasi priten rezultatet e një studimi të një varianti të gjetur në SHBA.
Rezultatet priten brenda pak ditësh, por zbulimet kanë ngritur pikëpyetje të reja se nga vjen virusi i modifikuar, përfshirë mundësinë e vogël që ka filluar në Shtetet e Bashkuara, dhe jo në Mbretërinë e Bashkuar ose diku tjetër. Varianti është gjetur gjithashtu në të paktën 17 vende, duke përfshirë Korenë e Jugut, Spanjë, Australi dhe Kanada.
Është gjithashtu e mundur që varianti të ketë origjinën nga SHBA, dhe më pas të përhapet në Britaninë e Madhe, megjithëse kjo nuk ka gjasa, duke marrë parasysh që varianti B117 duket të jetë më i përfaqësuar në Angli.
Qeveria është e bindur se varianti i llojit më ngjitës i virusit ka qarkulluar në Britaninë e Madhe që nga shtatori.
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...
AGK-ja e dënon gjuhën e papranueshme dhe të rrezikshme të Lu...
Suedia ia vazhdon kontratën Potterit deri në vitin 2030
FIFA ende nuk pa asnjë reagim pas deklaratave të ministrit t...
Aksion në Prishtinë për largimin reklamave pa leje nga hapës...