Përderisa Shtetet e Bashkuara mbajnë zi për 1 milion vdekje nga koronavirusi, një studim i fundit tregon se shifrat mund të kishin qenë më të mëdha në rast të mosvaksinimit.
Sipas studimit, vaksina Pfizer-BioNTech ka parandaluar më shumë se 110 mijë vdekje dhe 690 mijë shtrime në spital gjatë vitit 2021.
Vaksina gjithashtu parandaloi 8.7 milionë raste simptomatike të infeksionit dhe kurseu më shumë se 30 miliardë dollarë në kostot e kujdesit shëndetësor dhe më shumë se 40 miliardë dollarë në produktivitetin e humbur, vunë në dukje autorët e studimit.
“Analizat tregojnë se vaksina Pfizer-BioNTech kontribuoi në një ndikim të konsiderueshëm të shëndetit publik në SHBA në vitin 2021 dhe pati një efekt të thellë në trajektoren e pandemisë,” tha Manuela Di Fusco, nga ekipi kërkimor i ekonomisë dhe rezultateve shëndetësore të Pfizer.
Vaksina Pfizer ishte e para vaksinë kundër koronavirusit e disponueshme në SHBA.
Studimi u botua në Journal of Medical Economics.
Megjithatë, pavarësisht vaksinave për koronavirus, numri i vdekjeve në SHBA gjatë pandemisë arriti 1 milion javën e kaluar.
“Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë kundër kësaj pandemie dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur”, tha Presidenti amerikan, Joe Biden.
Në këtë studim, studiuesit vlerësuan ndikimin e vaksinës Pfizer duke përdorur një model, të dhëna të botës reale dhe të dhëna të provave klinike.
Modeli përdori të dhëna për numrin e personave të vaksinuar, efektivitetin e vaksinës në grupmosha të ndryshme dhe shanset për t’u infektuar, për të zhvilluar simptoma dhe për t’u shtruar në spital.
Modeli nuk përfshiu ndikimin e variantit më të transmetueshëm Omicron që u bë lloji dominues i koronavirusit në fund të periudhës së studimit./arbresh.info/
“Fadil Vokrri” “i pathyeshëm” nga shtatori i vitit 2024 – A ...
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...