Përfitimet e vajit të susamit te gratë me probleme metabolike
Një studim klinik i zhvilluar së fundmi ka zbuluar se vaji i susamit përmirëson ndjeshëm kontrollin e sheqerit në gjak dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës te gratë me sëmundje të mëlçisë së yndyrshme të lidhur me çrregullime metabolike (MASLD), kur kombinohet me një dietë me pak kalori.
MASLD (sëmundja e mëlçisë yndyrore e lidhur me çrregullime metabolike) është një term më i ri dhe më i saktë për të përshkruar gjendjen e njohur më parë si “mëlçi e dhjamosur”. Kjo ndodh kur yndyra grumbullohet në qelizat e mëlçisë për shkak të problemeve metabolike si mbipesha, rezistenca ndaj insulinës ose diabeti. Nëse nuk trajtohet, MASLD mund të çojë në inflamacion dhe dëmtime të rënda të mëlçisë.
Përse vaji i susamit?
Bëhet fjalë për vaj susami të ftohtë i cili përdoret kryesisht në sallata ose në gatime të ngrohta (pa u nxehur direkt në zjarr). Ai përmban substanca që luftojnë inflamacionin duke frenuar citokinat pro-inflamatore, duke përmirësuar potencialisht metabolizmin e glukozës dhe yndyrave.
Detaje nga studimi
Në një studim të zhvilluar në Iran, studiuesit përfshinë gra të moshës 20 deri 50 vjeç me indeks të masës trupore (BMI) nga 25 në 40, të cilat përdornin zakonisht vaj luledielli. Pas një periudhe dyjavore të përshtatjes me dietë standarde, gratë u ndanë në mënyrë të rastësishme në dy grupe: njëra konsumoi 30 g/ditë vaj susami dhe tjetra vaj luledielli, të dyja në formë të pagatuar, për 12 javë. Të gjitha gratë ndoqën gjithashtu një dietë për humbje peshe me deficit prej 500 kalorish në ditë.
Gjatë studimit u matën treguesit e sheqerit në gjak, ndjeshmërisë ndaj insulinës, inflamacionit dhe stresit oksidativ, në fillim dhe pas përfundimit të tij, transmeton Telegrafi.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...