Marrja e vajit të peshkut apo e vitaminës D? Studimet e mëdha tanimë po i japin përgjigjje të shumëpritura për këto.
Vaji i peshkut merret kryesisht edhe nga njerëzit e shëndoshë, megjithatë nuk tregon ndonjë aftësi të madhe për uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit. E njejta ndodh edhe me vitaminën D, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, një sasi e lartë e vajit të peshkut largon sëmundjet e zemrës dhe problemet e lidhura me të.
Deri në 10 përqind e të rriturve në SHBA konsumojnë vaj peshku.
“Konsumimi i vajit të peshkut me vitaminën D tregojnë sukses të madh në shëndet”, tha Dr. James Stein, një specialist i zemrës në Universitetin e Madisonit.
Këto vajra, të quajtura acide yndyrore Omega 3 gjenden në salmon, ton dhe disa lloje të tjerë të peshqive.
Sipas studimeve të shumta, njerëzit që kanë konsumuar vaj peshku dhe omega 3 kanë gjetur se normat e kancerit dhe sëmundjet e zemrës reduktohen shumë.
Ndërkaq vitamina D merret nga rrezet e diellit, nga qumështi, vezët dhe vaji i peshkut.
Disa studime thonë se njerëzit që kanë sasi të ulët të vitaminës D janë të prirur të preken nga kanceri.
Sipas studiuesve këto dy suplemente ndikojnë shumë në shëndet, ndërsa ende janë duke u bërë studime mbi rolin e tyre të madh që kanë në shëndet./arbresh.info/
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...
Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...