Të qëndruarit ulur dëmton organizmin, thonë paralajmërimet e mjekëve, duke pohuar se qëndrimi ulur është po aq i dëmshëm sa edhe duhani, sidomos kur bëhet fjalë për inflamacionet në trup.
Për fat të mirë, rrezikun mund ta ulni nëse çdo gjysmë ore ngriheni nga karrigia apo nëse i hani këto ushqime
FRUTAT E MALIT
Konsumimi i rregullt i frutave të malit pakëson inflamacionet në trup falë llojit të flavonoideve që njëherësh ua jep edhe ngjyrën e errët. Boronicat kanë më së shumti flavonoide, po ashtu janë të pasura me vitamina C dhe resveratrol, përbërës që mposhtin radikalet e lira që shkaktojnë inflamacionet.
ANANASI
Kjo pemë përmban enzimën e fuqishme kundër inflamacioneve, bromelainën. Secila pjesë e ananasit përmban këtë enzimë, por pjesa më e madhe ndodhet në vetë kërcellin që nuk është edhe aq e këndshme për ta konsumuar. Përdoreni maksimalisht këtë pemë ekzotike.
VAJI I ULLIRIT
Sikurse ilaçi ibuprofen, edhe vaji i ullirit shkatërron inflamacionet duke parandaluar prodhimin e enzimave “COX-1 dhe “COX-2”. Yndyra më e mirë që e njohim ul rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmon te humbja në peshë, por vetëm nëse konsumohet si duhet.
KURKUMA
Vetitë e saj shëruese kurkuma i ka në përbërësit e saj kurkuminë, e cila njihet për efektin e saj kundër inflamacioneve dhe kundër baktereve. Pos kësaj, është dëshmuar se kurkuma ndihmon te humbja në peshë, e kjo erëz, sidomos ndikon te humbja e indit yndyror së stomak.
HUDHRA
Hulumtime të shumta kanë dëshmuar se hudhra ndihmon edhe atje ku antibiotikët nuk munden, e më së miri do të ishte që para konsumimit ta qëroni dhe ta shtypni në mënyrë që përbërësit e tij shërues të aktivizohen. Mes të tjerash, hudhra ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak.
ÇAJI I GJELBËR
Falë përmbajtjes së lartë me polifenole, çaji i gjelbër ka përbërës të fortë kundër inflamacioneve, më shumë se secili lloj tjetër i çajit. Krahas kësaj, ndihmon edhe te humbja në peshë dhe ruajtja e peshës aktuale. Prandaj, çaji i gjelbër duhet të jetë pjesë e ushqimit tuaj.
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...