RUAJNË SHËNDETIN KARDIOVASKULAR
Ullinjtë vërtet e ruajnë shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Kur radikalet e lira oksidojnë kolesterolin, enët e gjakut dëmtohen dhe në arterie akumulohen yndyra, që me kohë shkaktojnë sulm në zemër. Antioksiduesit në ullinj e parandalojnë oksidimin e kolesterolit dhe në këtë mënyrë parandalojnë sëmundjet e zemrës.
PARANDALIMI I KANCERIT
Ullinjtë kanë përbërës të fortë kundër inflamacioneve dhe veprojnë si antioksidues, duke e shndërruar në mbrojtës të sëmundjeve të kancerit, sepse pikërisht stresi kronik oksidues dhe inflamacionet kronike shkaktojnë sëmundjet kancergjene. Nga ana tjetër, ullinjtë janë burim i pasur me vitamina E që kanë aftësi të madhe për të neutralizuar ndikimin e radikaleve të lira në qelizat yndyrore, sidomos në kombinim me yndyrat mono të ngopura.
LUFTOJNË ALERGJITË
Studimet më të reja kanë treguar se ullinjtë mund të kenë ndikim të madh, kur në pyetje janë alergjitë. Ekstraktet e ullinjve ndikojnë si antihistaminë në qeliza, kështu që bllokojnë receptorët e histaminës dhe mund të jetë pjesë e ushqimit kundër alergjive. Nëse i konsumoni, e përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe më lehtë merrni frymë.
KQZ cakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e 7 qershor...
Kurti: Punëtori është shtylla e parë e shtetndërtimit tonë, ...
10 milionë e 400 mijë euro për organizimin e zgjedhjeve, 5 m...
1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familje...
Qeveria amerikane: Lufta me Iranin ka përfunduar
Protesta në të gjithë Italinë për 1 Majin, tensionet përshka...