Google ADS

Uji bashkë me limonin për një tretje më të mirë

15:57 | 10 Mars 2015
Arbresh.info

Për të gjitha ata që kanë probleme me tretje, uji bashkë me limonin do të ndihmonin për një tretje më të mirë.

Pasi që uji i nxehtë me një copë limoni dhe xhenxhefil të grimcuar është zgjidhje e shkëlqyeshme për stimulimin e tretjes.
Xhenxhefili përmban antioksidantin e fuqishëm gingerol, i cili mund të pastrojë kimikatet e dëmshme të cilat i prodhon organizmi ynë kur jemi të shqetësuar.

Me origjinë nga Azia, xhenxhefili me të madhe përdoret në kuzhinën aziatike dhe veçanërisht indiane dhe në Afrikën perëndimore dhe vendet e Karaibeve.

Edhe pse konsiderohet që përmban veçori analgjetike, antipiretike, antibakteriale dhe qetësuese, shumë studime kanë vërtetuar efikasitetin e xhenxhefilit në shërimin e të përzierave të shkaktuara me kimioterapi, sëmundjen e detit, të përzierat e mëngjesit dhe diarreja.

Shpërndaje në rrjete sociale