Ka faktorë të ndryshëm që ndikojnë kur bëhet fjalë për shikimin, duke filluar nga plakja te gjenetika.
Ndërsa disa sëmundje të syrit mund të ndihmohen vetëm nga syzet ose operacioni, të tjerat mund të përmirësohen nga ndryshimet e stilit të jetesës.
Shikimi si çdo pjesë e shëndetit tuaj është individual dhe përballet me sfida të ndryshme.
Ashtu si një dietë për çdo pjesë të mirëqenies suaj, ushqimet për shikimin duhet të jenë të pasura me vitamina. Nga vitamina A te vitamina C, disa lëndë ushqyese janë më të mira në përmirësimin e shikimit se të tjerët.
Tri ushqime që përmbajnë lëndë ushqyese kryesore për sytë janë perimet me gjethe, arrat dhe vezët, sipas Institutit Kraff Eye:
Perimet me gjethe
Duke pasur vitaminë C si dhe luteinë, këto bimë të gjelbra shënojnë pikë “të larta” në vitaminat e shikimit. Arsyeja pse vitamina C mund të përmirësojë shëndetin e syve është për shkak të aftësive të saj antioksiduese. Stresi oksidativ mund të kontribuojë në shumë procese të plakjes, siç është formimi i kataraktit – një problem mjekësor që rezulton në shikim të paqartë.
Frutat e thata
Frutat e thata janë të pasura me proteina, acide yndyrore esenciale dhe fibra. Por frutat e thata si bajamet dhe lajthitë përmbajnë gjithashtu vitaminë E. Ngjashëm me vitaminën C, vitamina E është një antioksidant i lidhur me një përparim më të ngadaltë të degjenerimit makular.
Vezët
Vezët nuk janë vetëm burim i vitaminës C dhe E, por edhe luteinës. Luteina konsiderohet si një nga vitaminat më të mira për shikimin. Në rast se nuk jeni në dijeni, luteina është një karotenoid që lidhet me vitaminën A dhe beta-karotenin. Përveç ngadalësimit të degjenerimit makular, ai gjithashtu mund të filtrojë dritën e kaltër nga ekranet.
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...