Djemtë me autizëm lindin me gjatësi dhe peshë më të vogël sesa bebet mesatare, por bëhen më të mëdhenj se shokët e tyre në moshën trevjeçare.
Të paktën këtë e thotë një studim i ri i publikuar në ‘Autism Research’, i cili sugjeron se ekziston një lidhje mes autizmit dhe rritjes së shpejtë skeletike, transmeton Telegrafi.
Për këtë konstatim, shkencëtarët kanë krahasuar të dhënat e 134 djemve me autizëm dhe të 74 djemve pa autizëm. Ata i kanë analizuar gjërat si pesha, gjatësia, madhësia e kokës, etj.
Kështu ata zbuluan se kryesisht djemtë me autizëm lindin me madhësi më të vogël të kokës sesa të atyre që s’kanë autizëm.
Por, interesantja është se në moshën tre vjeçare, fëmijët e lindur me autizëm fillojnë të bëhen më të mëdhenj sesa fëmijët pa autizëm.
Hulumtuesit nuk e dinë se përse ndodh kjo, ndonëse sugjerojnë se mund të jetë një mos balancim i rritjes si hormoneve. /Telegrafi/
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...