Veshkat eliminojnë toksina, filtrojnë gjakun, absorbojnë mineralet dhe neutralizojnë acidet.Keqfunksionimi i tyre do të na shkaktonte jo pak probleme, por dëmtimi i veshkave shpesh mund të kalojë pa u vënë re për vite me radhë, pasi veshkat mund të funksionojnë, edhe me më pak se 20% të kapacitetit të tyre. Kjo është arsyeja pse sëmundjet që prekin këtë çift organesh quhen “Sëmundjet e heshtura” ! Më poshtë Living liston 8 zakonet e përditshme që dëmtojnë veshkat ndër vite !
Nuk pini ujë mjaftueshëm
Veshkat duhet të qëndrojnë të hidratuara për të kryer siç duhet funksionet e tyre. Duke mos pirë ujë mjaftueshëm, toksinat mund të grumbullohen në gjak.
Mbajtja e urinës rrit presionin dhe mund të çojë në forminin e gurëve të veshkave.
Shumë kripë në dietën tuaj
Trupi ka nevojë për kripë ose natrium për të funksionuar normalisht, megjithatë kjo sasi nuk duhet ta kalojë 5 mg në ditë, në rast se nuk doni t’ju rritet tensioni dhe t’ju formohen gurë në veshka.
Individët që konsumojnë të paktën 2 ose më shumë pije me sheqer në ditë, kanë më shumë gjasa të kenë mbetje proteinash në urinën e tyre. Proteina në urinën tuaj, është një shenjë e hershme që veshkat tuaja nuk po kryejnë funksionet e tyre siç duhet.
Mungesa e gjumit gjithashtu rrit rrezikun e problemeve të veshkave pasi indet e veshkave rinovohen gjatë natës.
Zëvendësojini proteinat me burime shtazore me ato bimore
Alkooli është një lëndë toksike, që nëse merret në sasi të mëdha mund të ndikojë në funksionet e mëlçisë dhe veshkave.
Dobësitë e Mineraleve dhe Vitamina
Një dietë e pasur me fruta dhe perime të freskëta është jetike për funksionimin e veshkave . Rreziku i dështimit të veshkave dhe i formimit të gurëve janë më të larta kur vuani nga mungesa e vitaminave dhe mineraleve (kryesisht vit B6 dhe magnezi).
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...