Të vaksinuarit plotësisht kundër koronavirusit kanë më pak gjasa që të përjetojnë simptoma të gjata të infeksionit.
Studimi i kryer nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britani të Madhe ka shqyrtuar 15 studime komnbëtare dhe ndërkombëtare mbi efektet simptomave që zgjasin për shkak të Covid-19, transmeton portal arbresh.info
Shkencëtarët shikuan efektet e vaksinimit që ishin administruar përpara vaksinimit dhe pas, ndërsa gjetën se ata që ishin vaksinuar kishin më pak gjasa që të përjetonin simptoma të gjata të Covid-19 në krahasim me ata që nuk ishin vaksinuar.
Fauci: Vaksinat përforcuese mund të merren çdo pesë vjet dhe jo çdo vit
“Këto studime shtojnë përfitimet e mundshme të marrjes së një kursi të plotë të vaksinimit kundër COVID-19. Vaksinimi është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten nga simptomat serioze kur infektoheni dhe gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e ndikimit afatgjatë”, tha Mary Ramsay, shefja e imunizimit në UKHSA.
“Për shumicën e njerëzve simptomat e COVID-it të gjatë janë jetëshkurtër dhe zgjidhen me kalimin e kohës. Por për disa, simptomat mund të jenë më të rënda dhe ndërprerëse për jetën e tyre të përditshme. Nëse jeni duke përjetuar simptoma të pazakonta veçanërisht për më shumë se katër javë pas infektimit, ju duhet të konsideroni të kontaktoni mjekun tuaj të përgjithshëm”, tha ajo.
Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) tha se studimi ishte një kujtesë e rëndësishme e fuqisë dhe rëndësisë së vaksinave në menaxhimin e virusit dhe parandalimin që shërbimet e kujdesit shëndetësor mund të përjetojnë me mbingarkesën për shkak infeksionit.
Programi i vaksinimit NHS ka ndihmuar në parandalimin e mbi 100,000 shtrimeve në spital vetëm që nga mesi i dhjetorit, thuhet në raport./arbresh.info/
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...