Të rinjtë në drogat e fundit të HIV tani kanë jetëgjatësi pothuajse të zakonshme për shkak të përmirësimeve në trajtimet, sugjeron një studim në The Lancet, shkruan BBC.
Njëzet vjeçarët që filluan terapinë antiretrovirale në vitin 2010 janë parashikuar të jetojnë 10 vjet më gjatë se ata që e përdorën atë në vitin 1996.
Mjekët thonë se fillimi i trajtimit herët është vendimtar për të arritur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
Organizatat bamirëse thonë se ende shumë njerëz janë të pavetëdijshëm se e kanë virusin.
Autorët e studimit, nga Universiteti i Bristolit, thanë se suksesi i jashtëzakonshëm i trajtimeve të HIV ishte një rezultat i barnave më të reja që kishin më pak efekte anësore dhe ishin më të mira në parandalimin e përsëritjes së virusit në trup.
Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Pri...
Drenica transferon Victor Da Silvan
Nuk raportohet për të lënduar nga zjarri në Gjakovë, policia...
Zjarr i madh në një objekt në Gjakovë
Xheneta futet brenda shtëpisë së Big Brother për 24 orë
Përmbytjet, Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave