Pirja e qumështit në mëngjes zvogëlon rrezikun e obezitetit dhe diabetit të tipit 2, sugjeron hulumtimi.
Shkencëtarët në Kanada gjetën në qumësht sasi të lartë proteinash të cilat nëse konsumohen në mëngjes ulin nivelin e sheqerit në gjak dhe oreksin në kohën e drekës. Qumështi përmban proteina të cilat lëshojnë hormone që ngadalësojnë tretjen. Nivelet e larta të proteinave i bëjnë njerëzit të ndihen të ngopur për më shumë kohë.
Profesor Douglas Goff, zbulimet e të cilit janë botuar në gazetën “Bulk Science”, tha: “Sëmundjet metabolike janë në rritje globalisht, me diabetin e tipit 2 dhe obezitetin si shqetësime kryesore në shëndetin e njeriut.
Prof. Goff, nga Universiteti i Guelph, shtoi: “Ky studim konfirmon rëndësinë e qumështit në mëngjes për të ndihmuar në tretjen e ngadalshme të karbohidrateve dhe niveleve më të ulëta të sheqerit në gjak”.
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...