Kohëve të fundit, njohuritë e njerëzve për ushqimin e shëndetshëm dhe ndikimin e tij në kualitetin dhe jetëgjatësinë janë rritur.
Të gjithë ne kërkojmë të ushqehemi sa më shëndetshëm dhe në mënyrë sa më të rregullt.
Shumica e njerëzve tash i kushtojnë vëmendje ushqimit të tyre për të përfshirë ushqyesit që luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër viruseve, ftohjeve dhe sëmundjeve, transmeton Klan Kosova.
Në këtë kontekst, më poshtë janë shtatë SUPER ushqime – duke konsumuar ato rregullisht, ju do të ndiheni më mirë, do të keni më shumë energji dhe padyshim edhe do të dukeni më bukur.
Orizi – zvogëlon rrezikun nga diabeti, falë vitaminës B1.
Brokoli – ka vitaminë K e cila e rregullon prodhimin e insulinës dhe kështu zvogëlon rrezikun nga diabeti.
Lëngu i boronicës së kuqe – tri gota lëng i boronicës së kuqe në ditë rreduktojnë për deri në 40 % rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Avokado – burim i pasur i kaliumit, i cili nëse kombinohet me ushqim të desalinizuar mbron nga shtypja e lartë e gjakut dhe sulm në tru.
Grejpfrut i kuq – nëse gjatë ditës konsumoni grejpfrut të kuq, ju do të ulni kolesterolin e keq deri në 20 %.
Kafe – 2-3 filxhanë kafe pa sheqer gjatë ditës ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës për 53 %.
Perime të gjelbra – rrisin nivelin e antioksidantëve në gjak që luftojnë një numër sëmundjesh, përfshirë kancerin.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...