Nëse keni vendosur që të ndaloni pirjen e duhanit, atëherë duhet të dini se është shumë e rëndësishme që të ndryshoni dietën tuaj në mënyrë që të mos shtoni peshë, thonë shkencëtarët zviceranë.
Ata këshillojnë që dieta pas lënies së duhanit duhet të jetë e pasur me fruta dhe perime, sepse ndihmon që të mos shqetësohet flora e zorrëve dhe të ndihmojë tretjen e mirë, transmeton portal arbresh.info
Shkencëtarët nga Universiteti i Cyrihut thonë se 80 përqind e pirësve të duhanit shtojnë mesatarisht deri në shtatë kilogramë pasi ndalojnë së piri duhan, dhe kryesisht bëhet fjalë për akumulimin e depozitave të yndyrës.
Pirja e duhanit në vende publike, qytetarët të pakënaqur me punën e institucioneve
Siç shpjegojnë ata, problemi është në zorrët, sepse kur ndaloni pirjen e duhanit, përbërja e florës së zorrëve ndryshon, dhe kështu ndodh majmëria. Akumulimi i peshës së tepërt ndodh edhe tek ata që hanë të njëjtën sasi dhe lloj ushqimi, të cilin e hanë gjatë pirjes së duhanit.
Profesori Gerhard Rogler, udhëheqësi i ekipit në Universitetin e Cyrihut, identifikoi ndryshimin si shkakun e fryerjes së shpejtë dhe konfirmoi se bakteret proteobaktere dhe bakteroide dominojnë zorrët e pothuajse të gjithë njerëzve të trashë.
“Flora e re e zorrëve, e cila në shumicën e rasteve formohet pas ndërprerjes së pirjes së duhanit, përdor energji nga ushqimi që hamë shumë më me efektshmëri”, shpjegoi profesori Rogler./arbresh.info/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen