Sipas një studimi të King’s College London, jeta në karantinë mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor, duke shkaktuar stres post-traumatik, konfuzion dhe zemërim.
Megjithatë, ky studim sugjeron se këto efekte negative mund të luftohen duke pasur qasje në të dhëna të vazhdueshme, duke i ruajtur kontaktet me më të dashurit dhe duke qëndruar aktiv në rrjetet sociale, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express.
“Karantina shpesh është një përvojë e pakëndshme për ata që i nënshtrohen. Ndarja nga personat e dashur, humbja e lirisë, paqartësitë rreth statusit të sëmundjes dhe mërzia mund të krijojnë efekte dramatike në disa raste”, thuhet në studimin e kryer nga shtatë shkencëtarë.
Ky hulumtim është mbështetur në gjetjen e 24 studimeve tjera që janë kryer në dhjetë shtete, të cilat i kanë vendosur në karantinë disa grupe të popullsisë pas përhapjes së viruseve vdekjeprurëse, përfshirë Ebolën, Gripin e Derrave dhe virusin SARS.
Të jetuarit në karantinë gjithashtu mund të ketë efekte afatgjata, siç është zhvillimi i shprehisë për të abuzuar me alkoolin dhe substanca të tjera. Me fjalë të tjera, mund të krijohen varësi të ndryshme gjatë qëndrimit në izolim.
Rezultatet e studimit tregojnë po ashtu se efektet negative të karantinës mund të jenë më të mëdha, nëse personat e izoluar kanë mungesë të qasjes në shërbime shëndetësore dhe shërbime tjera të nevojshme.
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...