Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë shëndetit.
Një studim i kryer nga “Psychological Science” ka zbuluar se njerëzit që e mbajnë stresin – ata që thonë se i kanë akoma ndjesitë negative të një ngjarjeje stresuese edhe pas një dite – kanë më shumë probleme shëndetësore kronike një dekadë më vonë.
Shkencëtarët analizuan të dhënat e një studimi mbarëkombëtar, ku janë pyetur më shumë se 1100 të rritur për ngjarjet stresuese që kishin përjetuar çdo ditë për 8 ditë radhazi.
Këtu u përfshinë gjithçka, nga debatet me të tjerët, deri te problemet në punë, shtëpi ose shkollë. Pjesëmarrësit kategorizuan reagimet e tyre emocionale ndaj këtyre stresorëve në atë kohë dhe më vonë.
Pas 10 vitesh pjesëmarrësit u pyetën për gjendjen shëndetësore dhe nëse vuanin nga një nga 26 sëmundjet kronike, si sëmundjet e zemrës, kanceri, çrregullimet autoimunitare, problemet me kockat.
Pjesëmarrësit treguan gjithashtu se sa gjendja e tyre shëndetësore ndikonte në jetën e tyre të përditshme. Ata që e kishin mbajtur stresin raportuan për gjendje më të përkeqësuar shëndetësore shkruan gazeta shqiptare.
Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Prandaj, mësoni si të përballoni stresin dhe si t’i largoni menjëherë ngjarjet stresuese nga mendja, për të parandaluar zhvillimin e këtyre problemeve dhe mbrojtur shëndetin në periudha afatgjate.
Haxhiu sot takon kryetarët e komisioneve parlamentare
Mishetiq kërkon që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjit...
Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash
Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit – le të ref...
Mbrojtja: ZPS s’ka prova që LDK bojkotoi qeverinë e përkohsh...
NATO: Turqia, një aleat i fortë, një kontribuues i vlefshëm ...