Specat janë një nga llojet më popullore të perimeve në botë, e po ashtu është lehtë të kultivohen. Pos se kanë shije të këndshme, kanë edhe veti të ndryshme shëruese. Në 100 g speca të kuq të freskët gjenden 92 për qind ujë, 6 gramë karbohidrate, 0,99 gramë proteina, 0,3 gramë yndyrë dhe 1,2 gramë fibra dietale. Specat janë burim i hatashëm për vitamina A, C dhe B6. Janë burim i mirë edhe për acid folik, fibra dietale, vitamina B2, niacinë dhe kalium, pastaj vitamina K, mangan, vitamina B dhe magnez. Sa më të freskët që të jenë specat, shumë më i lartë është niveli me vitamina dhe me minerale. Specat për katër herë më shumë përmbajnë vitamina C, në krahasim me portokajtë dhe posedojnë rreth 30 nutriente nga grupi i karotenoideve.
Konsumimi i rregullt i specave ndikon në:
Ngritjen e sistemit imun, zbut PMS-në, inkurajon prodhimin e kolagjenit, përmirëson shikimin, mbron nga kanceri i prostatës, shton disponimin, ndikon në rritjen e flokëve, përmirëson metabolizmin dhe ndikon në humbjen në peshë.
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...