Ekzistojnë disa simptoma fizike të cilat ju ndihmojnë ta identifikoni një person të stresuar.
Charlotte Watts, nutricioniste dhe eksperte, beson se nutricioni luan rol të rëndësishëm në atë se si i përgjigjet trupi stresit, transmeton Telegrafi.
Duke folur për ‘Healthista’, Watts shpjegon se simptomat e stresit shpeshherë mund të ndërlidhen me mungesë të vitaminave dhe mineraleve.
“Periudhat e stresit i shfrytëzojnë më shpejt vlerat tona ushqyese, ndërsa i tërë sistemi jonë, duke përfshirë energjinë, reagimet e trurit, hormonet dhe sistemi i imunitetit funksionojnë në ritëm më të shpejt dhe më të lartë” thotë ajo.
Kjo mund të shpijë në mungesë të vitaminave dhe mineraleve në periudhë afatgjate.
Më poshtë gjeni listën me disa simptoma dhe mungesën e vitaminave përkatës:
– Buzët e çara (mungesë e vitaminës B6)
– Kërcitja e dhëmbëve (mungesë e vitaminës B6)
– Vija të bardha në thonj (mungesë zinku)
– Kapsllëk dhe diarre (mungesë e magnezit)
– Infeksione në fyt dhe gjoks (mungesë e vitaminës A).
Ekzistojnë edhe plot studime tjera të cilat dokumentojnë se stresi mund të ketë ndikim edhe në peshën tonë.
Vlen të ceket se ndonëse stresi njihet si fenomen negativ, një ekip i hulumtuesve kishin pohuar se nivelet e ulëta të stresit faktikisht mund të jenë fitimprurëse në shëndetin qelizor.
Ky studim, i publikuar në ‘Cell Reports’, ka zbuluar se kortizoli, ndryshe i njohur si hormoni i stresit, mund t’i mbrojë qelizat e plakjes dhe t’ju mbrojë nga rreziqet e sëmundjeve degjeneruese si Alzheimeri.
Rama: Negociatat me BE-në vijojnë, së shpejti lajme shumë të...
Hyn në fuqi vendimi për çmimin maksimal ditor të derivateve,...
Kurti uron Pashkët: Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rënd...
Tentoi udhëtonte me pasaportë të falsifikuar, arrestohet një...
Ndalohet një person për kontrabandë më mallra
Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit