Në shumë raste mund të shfaqen shenja të tjera shumë para se të fillojnë dhimbjet:
– Ngurtësimi mëngjesor: Për shumë njerëz, artriti fillon si ndjesi e ngurtësimit të kyçeve. Ata kanë vështirësi në përkuljen ose shtriqen e gjurit apo bërrylit. Mjeku zakonisht e pyet të sëmurin se si i përdor duart, si i mbështet këmbët, a janë të dhimbshme, lëviz lirshëm ose jo.
– Ënjtje: Krahasoni kyçin e dorës ose gjurin e majtë me atë të djathtën. Nëse njëri duket më i fryrë apo ënjtur se tjetri dhe nuk jeni plagosur ndokund , kjo ënjtje mund të jetë shenjë e artritit.
– Vështirësi në lëvizje: Një shenjë tjetër e përbashkët në shumë sëmundje reumatizmale inflamatore është ngurtësimi artikular që nënkupton vështirësinë që ndjen pacienti në lëvizje pas qëndrimit për një kohë relativisht të gjatë pa lëvizur, e kjo lidhet me edemën që krijohet përreth artikulacioneve në qetësi e në momentin që fillon lëvizja likidi i ekstravazuar ri-përthithet nga enët e gjakut. Nëse këto vështirësi në lëvizje shoqërohen edhe me dhimbje, mund të jenë duke paralajmëruar për artrit./Arbresh.info/