Tani që u konfirmuan zyrtarisht 10 rastet e para me koronavirus në vendin tonë, me të drejtë paniku është edhe më i madh. Çfarë është e rëndësishme para një situate si kjo është ruajtja e qetësisë dhe zbatimi i këshillave të nevojshme.
Duke qenë se çdo ditë njerëzit janë në marrëdhënie pune, është e nevojshme të dimë si ta parandalojmë përhapjen e koronavirusit në vendet ku punojmë.
3.Promovoni higjenën e mirë të frymëmarrjes. Pajisni zyrën me maska dhe letra në rast se ndonjë punonjës shfaq simptoma kolle ose rrufe.
Si duhet të përgatisni ambientin e punës në rast se koronavirusi i ri prek komunitetin tuaj
Përgatisni një plan veprimi në rast se një punonjës infektohet. Personi i sëmurë duhet vendosur në një dhomë ose zonë që ia limiton kontaktin me të tjerët. Kontaktoni mjekët menjëherë. Identifikoni punonjësit e tjerë që janë të rrezikuar dhe ofrojuni mbështetje pa nxitur stigmatizimin dhe diskriminimin e tyre.
Praktikoni punën nga shtëpia në rast se lloji i biznesit e lejon. Mjekët këshillojnë shmangien e transportit publik dhe zonat populluara për të minimizuar përhapjen e virusit dhe qëndrimi në shtëpi bën pikërisht këtë.
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...