Si të mbrohemi nga të nxehtit

14:49 | 17 Qershor 2016
M. A.

I nxehti shkakton probleme të shëndetit në momentin kur ndryshon sistemi i rregullimit të temperaturës trupore. Normalisht trupi ftohet duke djersitur, por në disa raste fizke dhe në bazë të ambjentit kjo është e mjaftueshme. nëse psh lagështia është e lartë djersa nuk avullon me shpejtësi dhe nxehtësia trupore nuk eleminohet në mënyrë efikase. Temperatura trupore në këtë rast rritet me shpejtësi dhe mund të arrij në dëmtimin e organeve vitale përfshi edhe trurin.

1

 

 

 

 

 

 

KUSH RREZIKON MË TEPËR:

  • të moshuarit – veçanërisht ata që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare, nga hipertensioni, sëmundje respiratore kronike, sëmundjet e veshkave, dhe sëmundjet neurologjike,
  • personat me aftësi të kufizuara – sepse janë të varur nga dikush tjetër për ti rregulluar ambjentin dhe temperaturën,
  • personat që marin rregullisht ilaçe – pasi ndikojnë në shtimin e nxehtësisë trupore,
  • të sapolindurit dhe fëmijët e vegjël – pasi nuk kanë sistem imunitar të zhvilluar plotësisht dhe janë më të prirur që tu rritet temperatura trupore dhe të dehidratohen madje edhe me pasoja në sistemin kardiovaskular, respirator dhe neurologjik
  • personat që punojnë në ambjente të hapura – pasi dehidratohen më shpejtë

 

2

 

 

 

 

 

 

 

PROBLEMET QË MUND TË SHKAKTOHEN NGA TË NXEHTIT

–        dhimbje barku

–        edema

–        lipotomi

–        stress

–        probleme me tretjen

–        dehidratim

–        probleme me tensionin

 

KUJDESI PËR GRATË  SHTATËZËNA

I.            Mbani veten të hidratuar. Qëndrimi të hidratuara gjatë periudhës së verës është edhe më i rëndësishëm për gratë shtatëzëna se sa për të tjerët. Të qënit e hidratuar ndihmon mbajtjen e trupit në formë si dhe ndihmon në zvogëlimin e të enjturave në duar dhe këmbë, që janë të zakonshme në 3 mujorin e tretë të shtatëzënisë.

 

ü  Uji është burimi më i mirë dhe më i lirë për hidratim

ü  Shmangni pijet me kafeinë. Ato shkaktojnë dehidratim më të shpejtë

ü  Konsumoni fruta dhe perime të stinës që kanë përmbajtje të lartë uji

3

 

 

 

 

 

 

II.            Zgjidhni rroba të rehatshme për stinën e verës

 

ü  Rrobat duhet të jenë më përbërje pambuku, të lirshme dhe të rehatshme në trup

ü  Evitoni këpucët e ngushta të cilat mund  të dëmtojnë kyçin e këmbës

ü  Përdorni kapele të mëdha për tu mbrojtur nga dielli

ü  Përdorni syze

III.            Kryeni aktivitet fizik

 

ü  Kryeni aktivitet fizik në natyrë në mëngjes dhe në darkë si; aerobi, joga, ecje etj

ü  Evitoni aktivitetin fizik të rënduar dhe ngritjen e peshave të rënda

ü  Shmangni daljet në oret e nxehta të ditës

 

FËMIJËT DHE RREZIQET NË DET

  • Rritja e temperaturave, sidomos në plazh, duhet luftuar me lëngje. Jepini fëmijës të pijë sa më shumë ujë në temperaturë ambienti, jo të ftohtë, në sasi të vogla, ngadalë dhe disa herë në ditë
  • Përgatitini fëmijës ushqime të freskëta dhe të lehta, me përmbajtje të lartë të ujit (fruta dhe perime të stinës)
  • Mos i lini fëmijët të ekspozohen në diell pas orës 11:00 të paradites. Nëse nuk keni mundësi të largoheni në drekë nga plazhi, atëherë duhet t’u zgjidhni lodra që të luajnë nën çadër.
  • Lyeni fëmijët me krem kundra diellit me faktorë të lartë mbrojtës çdo dy orë dhe pas daljes nga uji
  • Kripa, rëra dhe dielli mund të jenë armiqtë e syve të fëmijëve, ndaj është e këshillueshme që edhe të vegjlit të mbajnë syze, ndërsa në darkë një shpëlarje me ujë e kamomil do t’i qetësonte.
  • Mos i lini fëmijët të futen në ujë menjëherë pasi kanë ngrënë
  • Bëni kujdes me korrentet dhe dallgët e detit. Mos ia ndani asnjëherë sytë fëmijës, sidomos kur lahet.

Shpërndaje në rrjete sociale