Google ADS

Si të mbrohemi nga kanceri i gjirit?

09:21 | 2 Mars 2015
Arbresh.info

Duke marrë vendime në lidhje me stilin e jetës tonë, si të hamë dhe sa të hamë me të vërtetë mund të reduktohet rreziku në zhvillimin e sëmundjes së kancerit të gjirit. Provoni këto 5 këshilla të shpejta dhe të lehta për të ndihmuar dhe mbrojtur veten nga kjo sëmundje:

  1. Qëndroni aktiv

Studimet tregojnë se nëse jeni aktiv me një punë fizike apo ushtroni rreth 4-7 orë në javë e ulë rrezikun për kancer në gji. Aktiviteti fizik gjithashtu mund t’ju ndihmojë të keni një peshë konstante dhe të jeni të shëndetshëm, e cila në anën tjetër, ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të gjirit.

  1. Ndaloni duhanin

Shumë prova flasin për lidhje midis pirjes së duhanit dhe rrezikut të kancerit në gji, veçanërisht tek grat të cilat fillojnë duhanin para se të kenë fëmijën e tyre të parë.

  1. Laramani ushqimesh

Duhet të hani ushqime të llojllojshme dhe jo të hani vetëm ushqime të caktuara shpesh. Në veçanti, konsumi i mishit të kuqe thuhet se rrit rrezikut e kancerit të gjirit. Studimet sugjerojnë se gratë që nuk konsumojnë mish të kuq shpesh dhe zgjedhin burime alternative si mishi i pulës. Kjo e ulë rrezikun e mundshëm për kancer.

  1. Reduktimi i dietave

Një rrezik i lartë për kancerin në gji lidhet me nivelin ultë të vitaminës D dhe mungesën e përbërësit lycopene (një substancë që gjendet në domate).

  1. Reduktimi i Alkoolit

Të dhënat në dispozicion sugjerojnë se sa më shumë alkool pini, aq më i madh është rreziku për kancer në gji. Pra, pini me arsye sepse sa me pak alkool aq me i vogël është rreziku.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale