Vitamina B12 kontribuon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe mbron sistemin nervor dhe atë qarkullues.
Janë disa shenja alarmi që ju dërgon trupi për të kuptuar se keni mungesë të vitaminës B12 në organizmin tuaj.
Kush ndjek një dietë për më tepër vegjetariane vuan më shumë nga mungesa e vitaminës B12, e cila është një substance shumë e rëndësishme për organizmin e cila shpesh merret nëpërmjet mishit, peshkut, vezës, qumështit dhe produkteve te tjera te tij.
Ndër simptomat e hershme është ndjesia e debulesës, marrje mendsh dhe frymëmarrje e vështirësuar.
Vitamina B12 kontribuon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe mbron sistemin nervor dhe atë qarkullues, forcon sistemin imunitar dhe mban larg viruset dhe bakteret, mban muskujt te shëndetshëm dhe forcon okët dhe thonjtë.
Produktet vegjetale nuk përmbajnë vitamine B12 kështu kur mbani një dietë të varfër me produkte me origjine shtazore mund të këtë një deficit të kësaj vitamine, e cila për një kohë të gjatë mund të shpjerë në anemi, rënie te tonit muskulor etj.
Por ja disa shenja alarmi që ju dërgon trupi për të kuptuar se keni mungesë të vitaminës B12 në organizmin tuaj: ndiheni të lodhur dhe të dobët, ju merren mendtë, mpirje të shpeshta në këmbë dhe në krah, keni ndryshime në humor, keni ngjyrë të zbehtë të lëkurës, keni shikim të mjegulluar. /ZËRI
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...