Secili person pesëdhjetë vjeç ka zemrën e një gjashtëdhjetë vjeçi, që e shton rrezikun për të pësuar sulm në zemër apo në tru.
Shëndeti publik anglez kishte analizuar përgjigjet e 1,2 milion njerëzve që kishin bërë një test, që në bazë të moshës, gjatësisë, peshës, shtypjes së gjakut, nivelit të kolesterolit, vlerëson moshën e zemrës. Rreth 33.000 prej tyre ishin meshkuj prej 50 vjeç.
Sëmundjet e zemrës janë shkasi kryesor i vdekjeve te meshkujt, derisa i dyti te femrat. Një pjesë të këtyre vdekjeve është e mundur të parandalohen.
Nëse dëshironi ta përmirësoni shëndetin e zemrës, atëherë: Lëreni duhanin, Jini më aktivë, Korrigjon peshën, Konsumoni më shumë fibra në organizëm, Kufizoni konsumimin e yndyrave të ngopura, Hani pemë e perime pesë herë në javë, Kufizoni konsumimin e kripës, Hani peshk, Mos pini alkool, lexojeni përmbajtjen e ushqimit kur e blini.
Ekspertët po ashtu thonë se shumica e njerëzve nuk e dinë shtypjen e gjakut, derisa pjesa më e madhe e tyre kanë shtypje të lartë të gjakut, derisa ata nuk janë të vetëdijshëm për këtë fakt, që është shumë brengosëse.
Vazhdon super spektakli i “Play-Off”-it të basketbollit
“Kosova po i afrohet një skenari të ngjashëm me Bullgarinë q...
KQZ kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve
Sekuestrohen mbi 120 mijë euro në Dheu i Bardhë, ndalohen ka...
Radoniqi: Kërkuam që zgjedhjet të mbahen sa më vonë, na duhe...
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...